Shqiponja fiton titullin e kampionit te pionieret

Hendboll

Shqiponja fiton titullin e kampionit te pionieret

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 11:07
Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i FHK-sl dhe Orgesa Gola

Shqiponja e Gjakovës është kampione e Kosovës në hendboll në grupmoshën e pioniereve.

Në finalen në Gjakovë, Shqiponja e mposhti Ferizajn me rezultat 29:24.

10:8 ishte rezultati pas pjesës së parë e 20:15 pas pjesës së dytë.

Image

Medina Musa shënoi 11 gola për Shqiponjën. 7 i kishte Jonesa Bajrami e 6 Orgesa Gola.

Te Ferizaj u shqua Sumea Sadiku me 14 gola. Aulona Hyseni i shtoi 4.

Me finalen e bukur u kompletua një edicion shumë i suksesshëm në kampionatin e pioniereve. Gara ishte shumë interesante, ndërsa skuadrat shfaqën nivel të lartë që jep shpresë për gjeneratë shumë premtuese që po vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat