Dervish Berisha: Gazeta “Bota sot” është krenaria kombëtare 

Hendboll

Dervish Berisha: Gazeta “Bota sot” është krenaria kombëtare 

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 00:31
Dervish Berisha

Ish hendbollisti i gjeneratës së artë, Dervish Berisha, uron 27 vjetorin e gazetës “Bota sot”.

Berisha tha se “Bota sot” është krenari kombëtare dhe kontribues i madh i sportit.

“Gazeta ‘Bota sot’ është krenaria kombëtare.

“Bota sot” ngriti vlerën, famën e sportit e sportistëve e sportisteve sepse shumë pak asht shkruar për sport e sidomos për hendboll. 

Unë si ish hendbollist me një karrierë të suksesshme 30 - vjeçare  krenohem që lexoj një gazet si ‘Bota sot’.

Dalja e gazetës ’Bota sot’ e cila shkroi e shkruan shumë për hendbollin dhe ngjarjet reale që na kanë munguar, jemi krenar me ju redaksi, gazetar dhe stafin e ‘Bota sot’. Ju dëshirojmë shumë suksese e punë të mbarë”, - uron Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat