Izet Gjinovci kërkon kohën në kamp ta shfrytëzojnë maksimalisht

Hendboll

Izet Gjinovci kërkon kohën në kamp ta shfrytëzojnë maksimalisht

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 20:39
Izet Gjinovci kërkon kohën në kamp ta shfrytëzojnë maksimalisht

Të shtunën paradite është bërë hapja e Kampit veror të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Në kamp do të marrin pjesë afro 100 hendbollistë e hendbolliste të grupmoshës U16, që për një javë do të ushtrojnë nga dy herë në ditë dhe do të marrin informata me shumë rëndësi për karrierën e tyre.

Hapjen e kampit në Gjakovë e ka bërë Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i FHK-së. Ai u ka dëshiruar mirëseardhje kampistëve dhe ka kërkuar nga ta që kohën në kamp ta shfrytëzojnë maksimalisht për ngritje të nivelit.

Image

Kampistët i kanë përshëndetur edhe Berat Dana, anëtar i Bordit të FHK-së dhe Agron Kryeziu, drejtor i Konviktit “Sadik Stavileci” në Gjakovë. Hendbollistët e rinj do të jenë të vendosur në këtë konvikt, ku ofrohen kushte të mira, ndërsa do të ushtrojnë në palestrën “Shani Nushi”.

Në Gjakovë është e grumbulluar edhe Kombëtarja U20. Ndërkohë të shtunën janë testuar edhe hendbollistë për Kombëtaren U18.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat