Dy motra të talentuara nga Norvegjia në kampin në Gjakovë

Hendboll

Dy motra të talentuara nga Norvegjia në kampin në Gjakovë

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 23:07
Eliona dhe Aurora Halimi

Eliona dhe Aurora Halimi janë duke u rritur në hendbolliste cilësore. Ato hendbollin po e mësojnë në Norvegji, vendin që hendbollin e vajzave e ka shumë të zhvilluar.

Motrat Halimi janë pjesë e Akademisë së klubit Fjellhammer IL dhe vlerësohen me të ardhme të ndritur. Të dyja luajnë në pozitën e alos.

Eliona, e lindur në vitin 2006 dhe Aurora, e lindur në vitin 2008, aktualisht po qëndrojnë në Kosovë. Dhe me shumë vullnet i janë bashkuar kampit veror të Federatës së Hendbollit të Kosovës, që po mbahet në Gjakovë.

Motrat Halimi kanë stërvitur me vajzat tjera, që janë pjesë e kampit. Ato janë shprehur të lumtura për organizimin dhe për mundësinë e dhënë.

Punën që po bëhet në kampin veror në Gjakovë të dielën nga afër e ka parë edhe selektori i Kombëtares A të hendbollisteve, Agron Shabani. Ai të hënën nis punën me ekipin universitar, ndërsa ka vlerësuar talentin që kanë hendbollistet në kamp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat