Bujar Qerimi dhe Agron Shabani, a janë selektor të Kombëtarja A e Kosovës apo të ekipet universitare?

Hendboll

Bujar Qerimi dhe Agron Shabani, a janë selektor të Kombëtarja A e Kosovës apo të ekipet universitare?

Nga: Kemajl Goca Më: 3 korrik 2022 Në ora: 23:43
Bujar Qerimi

Nga data 11 e deri me 17 korrik kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, do të jetë mikpritës i ngjarjes më të madhe universitare.
Kupën Botërore e organizon Federata e Sporteve Universitare e Kosovës në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Sporteve Universitare (FISU).

Një ngjarje që pritet me padurim në Prishtinë, por në anën tjetër është edhe një çudi! Selektorët e Kombëtares A të Kosovës do t’i prijnë edhe ekipeve universitare në hendboll!

A thua, nuk ka asnjë profesor të përgatitur profesionalisht që të udhëheq ekipet universitare!?

“Federata e Hendbollit e Kosovës është partnere në këtë organizim masovik, ndërsa i takon e drejta e përzgjedhjes së ekipeve. Në përzgjedhjen dhe drejtimin e ekipeve janë angazhuar selektorët e Kombëtareve A të Kosovës, Bujar Qerimi te hendbollistët dhe Agron Shabani te hendbollistet. Ata do të udhëheqin ekipet universitare në fazën përgatitore e po ashtu gjatë garave”, njofton Federata e Hendbollit e Kosovës. 

Bujar Qerimi dhe Agron Shabani, a janë selektor të Kombëtarja A e Kosovës apo të ekipet universitare?

Është e natyrshme që Qerimi dhe Shabani të jenë të pranishëm në tribuna dhe të shohin nga afër lojtarët – studentët, por të udhëheqin ekipin universitar, është shumë interesant! Edhe lista është më shumë reprezentues të Kosovës.

Tek e fundit, Qerimi dhe Shabani, selektor të Kombëtares A, e kanë pranuar me dëshirë këtë detyrë në garën universitare, të cilët synojnë të sprovojnë veten.

Meshkujt:

Flakrim Beqiraj, Arti Luzha, Lulzim Shabani, Florian Rexha, Mali Luzha, Jon Muqolli, Festim Mustafa, Atdhe Basholli, Alban Haziri, Çlirim Rama, Shkelzen Samahodaj, Rikard Quni, Drenit Tahirukaj, Arbios Mushkolaj, Adonit Isufi dhe Arbër Neziri.

Femrat:

Blerta Ahmetxhekaj, Venera Kafexholli, Rinesa Uka, Ardiana Prapashtica, Adelina Berisha, Elma Kameri, Natalija Milatovic, Lorena Matarova, Melisa Mulaj Tina Hetemi, Yllka Shatri, Luljeta Sopjani, Lorena Nikolla, Alma Nivokazi, Nurije Çekaj, Elisa Mulaj dhe Melike Ipçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat