Universiteti i Shkodrës ka pësuar humbjen më të thellë në Kampionatin Botëror Universitar të Hendbollit që po zhvillohet në Prishtinë.
Ata janë mposhtur nga UCML e Spanjës me rezultat tejet të thellë 68-5.
Paraqitje shumë të dobët shkodranët patën edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar të hënën duke u mposhtur nga UAVEIRO me rezultat 65-12.
Për spanjollët nga ana tjetër kjo është fitorja e parë pasi dje u mposhtën nga Universiteti "Hasan Prishtina".