​Hendboll, spanjollet e "UCLM" vazhdojnë në finale pasi mposhtin çeket e "UPOL"

Hendboll

​Hendboll, spanjollet e "UCLM" vazhdojnë në finale pasi mposhtin çeket e "UPOL"

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Ka përfunduar ndeshja e dytë në sallën "1 Tetori", e vlefshme kjo për konkurrencën e femrave të ditës së pestë të Kampionatit Botëror të hendbollit për universitete FISU Prishtina 2022. 

Hendbollistet spanjolle të "UCLM", kanë shënuar fitore të thellë kundër atyre të universitetit çek, "UPOL", kështu duke siguruar biletën drejt finales së këtij turneu. 

Pas plot 60' minutave lojë në parketin e sallës "1 Tetori", janë shënuar plot 41 gola, ku rezultati në semafor tregon 29:12, në favor të vashave spanjolle. 

Më e mira e ndeshjes ishte Lucia Calcerrada me shtatë gola, kurse më të dalluarat te çeket ishin Anna Mozisova dhe Adela Protivankova me nga katër gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat