Ferizaj shndërrohet në ekip të frikshme për Istogun dhe Kastriotin

Hendboll

Ferizaj shndërrohet në ekip të frikshme për Istogun dhe Kastriotin

Nga: Kemajl Goca Më: 16 korrik 2022 Në ora: 20:12
Ferizaj

Istogu dhe Kastrioti i Ferizajt, nuk e kanë qetësinë për edicionin e ri në Superligën e Kosovës (femrat).

Ferizaj i kryetrajnerit Granit Sahiti, tregohet më i vyeshëm në afatin kalimtar, të paktën deri me tash, duke përforcuar fuqishëm ekipin me disa lojtare dhe tremb kryetrajnerin e Istogut, Faruk Shalën dhe Lirie Muhaxherin e KHF Kastriotit.

Ferizaj përforcohet me Ivana Bojoviqin, Elsa Kongjelin, Simone Garba – Keita dhe Teninke Kaba të KHF Prishtina. Përforcime që nënkuptojnë se Ferizaj i ka synimet vetëm titullin e kampionit.

Sahiti po punon me përkushtim edhe me lojtare të reja dhe është shembull i punës, disiplinës dhe si fryt i kësaj janë kampione edhe me kadete.

Ferizaj tash e tre vite ka marrë primatin e ekipit të qytetit, duke lënë pas Kastriotin me batica e zbatica.

Një Ferizaj me këto përforcime e detyron thellë të mendoj Istogun në luftë për të mbrojtur trofetë, ndërsa Kastriotin as që e llogarit rivale të denjë! 

Kërkesat në konkurrencën e femrave    

Diarta Shala - KHF Prishtina KHF Ulpiana, regjistrim i dyfishtë
Delvina Krasniqi - KHF Vushtrria KHF Samadrexha    
Jusra Begu - KHF Samadrexha    KHF Vushtrria    
Diellza Graçevci - KHF KEK-u KHF Samadrexha    
Ivana Bojoviq -   KHF Prishtina KHF Ferizaj    
Elsa Kongjeli -  KHF Prishtina KHF Ferizaj    
Simone Garba  - Keita KHF Prishtina KHF Ferizaj    
Teninke Kaba -    KHF Prishtina    KHF Ferizaj    
Erza Tafilaj - KHF Istogu    KHF Dukagjini    huazim
Lorena Matarova - KHF Vushtrria KHF Kastrioti    
Edona Rugova   - KHF Ferizaj KHF Kastrioti    
Luljeta Sopjani    - KHF Vushtrria KHF Kastrioti

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat