Vashat e "Hasan Prishtinës" fitojnë medaljen e bronztë në botërorin e hendbollit universitar

Hendboll

Vashat e "Hasan Prishtinës" fitojnë medaljen e bronztë në botërorin e hendbollit universitar

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 14:39

Tanimë kemi mësuar universitetin i cili ka arritur ta sigurojë medaljen e bronztë në konkurrencën e femrave në Kampionatin Botëror të hendbollit për universitete, “FISU Prishtina 2022”.

Vashat e Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" kanë arritur ta sigurojnë medaljen e bronztë në këtë turne, pasi që kanë mposhtur hendbollistet çeke të "UPOL".

Pas plot 60' minutave lojë të zhvilluara në sallën "1 Tetori" vashat "Dardane" kanë shënuar fitore me shifrat 26:24 kundër skuadrës çeke.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 14:10 në favor të hendbollisteve kosovare, kurse e dyta me shifrat 12:14 në favor të çekeve, por që nuk ishte e mjaftueshme për këto të fundit të sigurojnë fitore.

Hendbollistet më të mira të ndeshjes ishin Elisa Mulaj dhe Adela Protivankova me nga tetë gola të shënuar.

Vashat e Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" e mbyllin këtë turne me tre fitore dhe dy humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat