Vushtrria me përforcime nga jashtë, premton rikthimin e madh! “Forca” do t’i jap shije kampionatit 

Hendboll

Vushtrria me përforcime nga jashtë, premton rikthimin e madh! “Forca” do t’i jap shije kampionatit 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 korrik 2022 Në ora: 22:12
Vushtrria me përforcime nga jashtë, premton rikthimin e madh! “Forca” do t’i jap shije kampionatit 

Rikthimi i Vushtrrisë nuk është.fitore vetëm për qytetin e Vushtrrisë por për tërë Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) sepse po rikthehet një ekip me një tifozeri të zjarrtë siç është “Forca”. 

Një Vushtrri me kryetar të klubit, Kujtim Pllana, premtojnë rikthimin e madh, ta shtojnë rivalitetin në ligë, mbi të gjitha shikueshmërinë.

Përforcimet e fundit të Vushtrrisë nga Mali i Zi, Bosnja dhe Emiratet Arabe, janë sinjale se nuk do të luftojë për ekzistencë por për katërshen e madhe.

I madh dhe i vogël po punojnë që të ndërtojnë një Vushtrri të fuqishme. Pa harruar edhe Fatmir Gubetinin, ish kryetar i klubit, më i merituari që sot është në krye të këtij kolektivit Kujtim Pllana.

Klubet e Kosovës tani i pret një arenë e nxehtë në Vushtrri, në palestrën e bukur “Jeton Tërstena – Tota". 
Forca”, një tifozeri që i ka munguar elitës. 

Përforcimet e vushtrriasve, Ylber Mjeku e Vedat Llapashtica nga KH Ulpiana,  Lulzim Sadiku nga KH Samadrexha, Egzon Ademi nga KH Trepça, Jassin Ben Jouida nga Etoile (UAE), Egzon Vuçitërna nga KH Rahoveci, Meriton Lladrovci nga KH Trepça, Millosj Krivokapiq nga Slloga Gornji Vakuf (Bosnja) dhe Nemanja Drakulloviq nga Lovçeni (Mali i Zi).    

Jo me kaq, kryetrajneri Andon Boshkovski, pritet të ndërtojë një ekip kompakte dhe të sjell fitore në qytetin që jeton me këtë sport.

Kërkesat në konkurrencën e meshkujve

Lulzim Shabani - KH Prishtina    KH Kastrioti
Festim Mustafa     - KH Prishtina    KH Kastrioti
Shpetim Mehmeti- KH Trepça    KH Kastrioti
Elion Goçi     - KH Zhegra    KH Drita
Edon Shaqiri - KH Zhegra    KH Drita
Cyrril Fazliu - KH Zhegra    KH Drita
Ledion Rexhepi - KH Zhegra    KH Drita
Adrian Limani -    KH Zhegra    KH Drita
Agim Isufi     - KH Zhegra    KH Drita
Aron Ibrahimi - KH Zhegra    KH Drita
Ylber Mjeku - KH Ulpiana    KH Vushtrria
Vedat Llapashtica - KH Ulpiana    KH Vushtrria
Lulzim Sadiku - KH Samadrexha    KH Vushtrria
Egzon Ademi - KH Trepça    KH Vushtrria
Jassin Ben Jouida - ETOILE (UAE)    KH Trepça
Egzon Vuqiterrna - KH Rahoveci    KH Vushtrria
Meriton Lladrovci -    KH Trepça    KH Vushtrria
Millos Krivokapic - Slloga Gornji Vakuf (BIH)    KH Vushtrria
Nemanja Drakuloviq - Lovcen (MNE)    KH Vushtrria
Arber Aliu     - KH Zhegra në KH Trepça
Gëzim Misimi -    KH Rahoveci    KH Trepça
Mateus Henrique - Handebol Osaco (BRA) KH Rahoveci
Pablo Henrique - Resenha Andebol (BRA) KH Rahoveci
Marley Fernandes -  Aciseg Vegues Guarhulos  KH Rahoveci
Mali Luzha - KH Vëllaznimi    KH Rahoveci
Çlirim Rama - KH Vëllaznimi    KH Rahoveci
Yll Sllamniku -    KH Zhegra    KH Drita
Landrit Mustafi - KH Zhegra    KH Drita

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat