Strategjia e Bujar Qerimit, fitojnë kundër Universitetit të Koresë së Jugut 

Hendboll

Strategjia e Bujar Qerimit, fitojnë kundër Universitetit të Koresë së Jugut 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 korrik 2022 Në ora: 22:36
Strategjia e Bujar Qerimit, fitojnë kundër Universitetit të Koresë së Jugut 

Njeriu i duhur në vendin e duhur!  Strategjia e Bujar Qerimit, selektorit A të Kombëtares së Kosovës (meshkujt), ishte çelësi i fitores së Universitetit të Prishtinës, me rezultat 33:30 ndaj Universitetit të Koresë së Jugut, në finalen që u zhvillua në palestrën e sportit “1 Tetori” në Prishtinë.

Federata e Hendbollit e Kosovës, nuk gaboi për asnjë milimetër që Bujar Qerimin e dërgoi si “huazim” të Universiteti i Prishtinës, për ndeshjet e Kupës Botërore universitare në hendboll.

E para, një eksperiencë e re për Qerimin por edhe një sukses që do të shënohet me shkronja të arta në Universitetin e Prishtinës, do të mbahet mend për suksesin më të madh në histori si trajner, kur është fjala për një garë universitare.   

Edhe homologu i tij kaloi mirë, Agron Shabani, arriti me femra të zërë vendin e tretë, duke fituar medaljen e bronztë, një sukses për lëvdatë. Por pa e harruar edhe Faruk Shalën, ndihmëstrajnerin, një faktor i pakontestueshëm në këtë sukses. 

Selektorët e Kombëtares A, Bujar Qerimi të meshkujt e Agron Shabani të femrat, sakrificën që bënë për djelmoshat e vashat, ia ka vlejtur, duke dalur ballëlart, i pari doli i artë dhe i dyti i bronztë.

Një sprovë e mirë për Qerimin dhe Shabanin por edhe një sukses në një garë mjaft interesante të Kupës Botërore universitare, që u zhvillua në kryeqytetin e Kosovës.

Sakrifica u shpërblye, lartësuan Universitetin e Prishtinës, pasuruan vitrinën dhe biografinë e tyre edhe me një sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat