Shuhet ëndrra e tifozëve, Kastrioti dy ndeshjet i luan në Graçanicë! Ekrem Beqa tregon arsyen

Hendboll

Shuhet ëndrra e tifozëve, Kastrioti dy ndeshjet i luan në Graçanicë! Ekrem Beqa tregon arsyen

Nga: Kemajl Goca Më: 2 gusht 2022 Në ora: 12:55
Ekrem Beqa

Shuhet ëndrra e tifozëve që të shohin një ndeshje të Kupës së Evropës në hendboll në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Kastrioti i Ferizajt, dy ndeshje do t’i luajë në konak të ekipit nga Bosnja dhe Hercegovina, Graçanica. 

Drejtuesit e klubit Graçanica, konfirmojnë për gazetën kombëtare “Bota sot”, se kanë arritur marrëveshjen që ndeshjet të luhet në palestrën e tyre.Image

Graçanica

Drejtuesit e Graçanicës e kanë kontaktuar z. Ekrem Beqa, drejtorin e Kastriotit.

 “Ne kemi kontaktuar dhe tashmë kemi rënë dakord për disa detaje me drejtorin e klubit (z. Ekrem Beqa)”, - përgjigjen nga klubi Graçanica për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Të dyja ndeshjet i luajmë në Graçanicë më 10 dhe 11 shtator nga ora 18:00. Ne kemi firmosur formularin dhe e dërguam në EHF”, bëhet e ditur nga klubi Graçanica.

Ekrem Beqa tregon arsyen që vendosën ndeshjet t’i luajnë në Graçanicë. 

“Palestra është duke u rinovuar, një pjesë e xhamave janë duke u ndërruar dhe aktualisht palestra nuk i plotëson kushtet sipas asaj që kërkon EHF. Për shkak të situatës së palestrës, ne jemi të detyruar nga zori t’i luajmë dy ndeshjet në Bosnjë”, thotë Beqa.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat