Humbje e thellë e Kosovës

Hendboll

Humbje e thellë e Kosovës

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 11:26
Humbje e thellë e Kosovës

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë) ka nisur me ndeshje në Kampionatin Evropian të Divizionit B që të hënën filloi në Riga të Letonisë.

Kombëtarja jonë është përballur me kombëtaren nikoqire, ndërsa ka pësuar humbje me rezultat 37:17.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:6.
Ishte kjo ndeshja e parë zyrtare për këtë gjeneratë. Shpresohet për paraqitje më të mira në vazhdim të kampionatit.

Ndeshjen e dytë kombëtarja jonë e luan të martën me Maqedoninë e Veriut.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat