KH Kastrioti është gati për sfidën me ekipin boshnjak, kryesia zotohet...

Hendboll

KH Kastrioti është gati për sfidën me ekipin boshnjak, kryesia zotohet...

Nga: K. G. Më: 6 shtator 2022 Në ora: 19:45
KH Kastrioti

Kastrioti i Ferizajt (meshkujt) është gati për ballafaqimin me ekipin boshnjak, Graçanica, e cila do të zhvillohet në kuadër të rrethit të parë të Kupës së Evropës në hendboll.

Ndeshja e parë luhet të shtunën e fundjavës (18.00), një ditë më vonë edhe ajo e kthimit (18.00), që të dy ndeshjet në Graçanicë me marrëveshje të klubeve.

Kryetari i KH Kastriotit, Faton Hasani, me kryesinë e klubit, përmes një komunikate, thotë se klubi është i gatshëm për ndeshjen dhe së shpejti do të shihen edhe rezultatet konkrete në Superligën e Kosovës.

“Kryesia njofton se janë kryer të gjitha përgatitjet dhe ekipi do të udhëtojë për Bosnjë për të zhvilluar lojën me ekipin Graçanica. 

Ekipi është i mirë përgatitur dhe është një angazhim maksimal nga i gjithë stafi si nga kryesia, stafi sportiv dhe teknik dhe po bëhen përgatitjet e fundit para udhëtimit me shpresë se do të kthehemi me fitore.

Kryesia është zotuar se do të përkrah maksimalisht lojtaret jo vetëm në garat evropiane por edhe në kampionatin vendorë dhe synimet janë drejtë kreut të tabelës.

Ka një mobilizim maksimal të kryesisë stafit sportiv dhe teknik dhe po behet një punë e madhe në mënyre përmanente .
Hendbolli do të mbetet sporti më i zhvilluar në Ferizaj dhe shpejtë do të shihen rezultate konkrete”,
thuhet në komunikatën e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat