Kthehet Arlinda Hajdari, Rina Rexhepi i shënon shtatë gola

Hendboll

Kthehet Arlinda Hajdari, Rina Rexhepi i shënon shtatë gola

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 19:37
Kthehet Arlinda Hajdari

Arlinda Hajdari ka zhvilluar të enjten ndeshjen e parë zyrtare që kur pësoi lëndim të rëndë të gjurit në verën e vitit 2021.

Arlinda ishte duke luajtur për Kosovën kur lëndoi gjurin, ndërsa pas operimit, rikuperimi ka zgjatur rreth një vit.

Ajo tashmë është pjesë e skuadrës Bjerringbro në kategorinë e dytë daneze.

Bjerringbro në ndeshjen e parë të kampionatit të ri ka fituar ndaj AGF Handbold me rezultat 25:21.

Arlinda është aktivizuar kryesisht në mbrojtje në këtë ndeshje, ndërsa pret përgjegjësi dhe hapësirë më të madhe në ndeshjet e ardhshme.

Te AGF, lojtarja më e mirë ishte Rina Rexhepi. Ajo i shënoi 7 gola. Edhe Sara Rexhepi luan për këtë skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat