Superliga fillon me ndeshje interesante

Hendboll

Superliga fillon me ndeshje interesante

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 15:26
Superliga fillon me ndeshje interesante

Ndeshje interesante dhe me rivalitet pritet të zhvillohen në javën e parë të edicionit 2022/2023 të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve. Besa Famgas e nisë mbrojtjen e titullit në Mitrovicë, ku takohet me Trepçën.

Ndeshja luhet të shtunën nga ora 17:30. Skuadra pejane llogaritet favorite, por mitrovicasit janë të vendosur të japin maksimumin për ta bërë ndeshjen të paqartë deri në fund. Të dy skuadrat kanë bërë ndryshime gjatë verës dhe shpresojnë në fillim të mbarë. \

Xhiron e hapë ndeshja Kastrioti – Vushtrria, që po ashtu pritet të jetë me rivalitet. Edhe këto dy skuadra janë organizuar mirë dhe kanë sjellë lojtarë të shumtë. Andaj me të drejtë pritet ndeshje cilësore. Ndeshja Kastrioti – Vushtrria luhet nga ora 17:00, të shtunën, në palestrën në Kaçanik. Të shtunën është edhe ndeshja Rahoveci – Llapi, që fillon në ora 19:00. Skuadra vendase llogaritet favorite.

Xhiroja e parë mbyllet me ndeshjen Deçani – Vëllaznimi, që luhet të dielën nga ora 18:00. Skuadra deçanase dhe ajo gjakovare kërkojnë të hapin kampionatin me fitore dhe pritet të ofrojnë një ndeshje të bukur. Para seniorëve, ndeshjet e zhvillojnë skuadrat e kadetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat