U mbajt Kuvendi i Punës i FHK-së

Hendboll

U mbajt Kuvendi i Punës i FHK-së

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 14:12
U mbajt Kuvendi i Punës i FHK-së

Të premten është mbajtur Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Punës i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Kuvendi është mbajtur “online”, ndërsa morën pjesë shumica e delegatëve.

Pika kryesore e punimeve të Kuvendit ishte harmonizimi dhe plotësimi i Statutit të FHK-së me udhëzimet administrative të MKRS-së për sportin.

Kjo pikë është aprovuar nga kuvendarët.

Është aprovuar edhe Rregullorja për punën e Kuvendit si dhe procesverbali nga Kuvendi i kaluar i punës i FHK-së

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat