Sa skandaloze janë mediat serbe dhe Milena!

Hendboll

Sa skandaloze janë mediat serbe dhe Milena!

Nga: K. Goca Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 16:14
Kamera sllovene e fshehur lart, sipas propogandës serbe

Për gënjeshtra padyshim se serbët do të dalin kampion të botës! Sidomos mediumet serbe janë të njohura për propagandë të fëlliqur, e paskan zbuluar “ujin e ftohtë” në ndeshjen kundër Sllovenisë.

Sipas tyre, është spiunuar Serbia dhe humbi nga Sllovenia me rezultat 27:24.      

Sa skandaloze janë mediat serbe dhe sa larg shkojnë, duke mashtruar veten.

“Zbulohet se si Sllovenia regjistroi fshehurazi stërvitjen e hendbollisteve tona! 

Kryetarja e Federatës së Hendbollit të Serbisë, Milena Deliq, ka zbuluar se nikoqirja e Kampionatit Evropian, Kombëtarja e Sllovenisë, ka spiunuar Serbinë.

Një skandal i rëndë trondit kampionatin europian të hendbollit”, shkarravit media serbe “Kurir”. 

“Mirëpo, pas disfatës ndaj mikpritësve, dolën në sipërfaqe detaje skandaloze që ndikuan në rezultatin e ndeshjes.

Domethënë, Sllovenia nuk zgjodhi mjetet për të arritur qëllimin. Pritësi regjistroi në fshehtësi stërvitjen e fundit të përzgjedhjes serbe, ku u përgatitën taktikat për ndeshjen vendimtare, megjithëse kjo është rreptësisht e ndaluar shkruan më tej.

“Më vjen keq sepse deri më tani kemi pasur rezultat 3:0 me Slloveninë në garat e mëdha.

Më vjen keq edhe më shumë kur skuadra kundërshtare regjistron seancat stërvitore, ku nuk ka kamera, por telefon dhe iPad. janë ngritur për të na regjistruar”, ka thënë Jeena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat