Kosova mëson kundërshtaren, shumë vështirë! Më kë takohet Kroacia dhe Zvicra?

Hendboll

Kosova mëson kundërshtaren, shumë vështirë! Më kë takohet Kroacia dhe Zvicra?

Nga: K.G. Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 14:20
Kosova

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtaren për kualikueset në Kampionatin Botëror të hendbollit (femrat).
Short shumë i vështirë.

Kosova do të përballet me Poloninë, një sfidë shumë e vështirë.

Ndeshjet e play-off-it për kualifikueset 2023 do të luhen në prill të vitit të ardhshëm. Ndeshjet e para pritet të luhen më 7/8 prill, ndërsa të kthimit më 11/12 prill 2023.

Ndeshja e parë luhet më 7/8 prill të vitit të ardhshëm në Poloni, ndërsa ndeshja e kthimit menjëherë më 11/12 prill në Kosovë.

Ballafaqimet
Maqedonia e Veriut– Ukraina
Turqia - Serbia
Rumania – Portugalia
Islanda – Hungaria
Polonia – Kosova
Italia – Sllovenia
Gjermania – Greqia
Zvicra – Republika e Çekisë
Austria – Spanja
Kroacia - Sllovakia

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat