Demaj për sfidën me Poloninë: Jemi në ngritje, do të japim maksimumin

Hendboll

Demaj për sfidën me Poloninë: Jemi në ngritje, do të japim maksimumin

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 12:28
Demaj

Kapitenja e Kombëtares së Kosovës në hendboll, Leonora Demaj, e pranon se Polonia është kundërshtare shumë e fortë. Sipas Demajt, Kosova duhet të luaj mbrojtje dukshëm më të fortë për të shpresuar në befasi.

Polonia është favorite ndaj Kosovës në ndeshjet e prillit të vitit të ardhshëm, që i takojnë fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2023. Ndeshja e parë luhet në Poloni, ndërsa e dyta në Kosovë. Kombëtarja më e mirë pas dy ndeshjeve siguron biletën për Kampionat Botëror.

“Jemi në ngritje si Kombëtare, mirëpo kemi ende nevojë për përmirësime. Unë kam besim në ngritjen tutje të Kombëtares sonë,mirëpo Polonia është Kombëtare shumë e fortë dhe ka përvojë më shumë se ne.

Polaket paraqiten rregullisht në Kampionate Evropiane dhe Kampionate Botërore dhe kërkojnë suksesin. Gjëja më e rëndësishme për ne është puna në mbrojtje. Mbrojtja e fiton lojën”, ka thënë Demaj.

Ajo luan në elitën daneze për skuadrën Ringkobing. Është lidere e Kombëtares sonë.

Ndaj Ishujve Faroe, Leonora i shënoi 20 gola dhe ishte golashënuesja më e mirë e fazës së parë kualifikuese.

“Besoj që është pozitive që loja e dytë është te ne. Në ndeshjen e parë do të japim maksimumin dhe pastaj kemi mundësi që të përgatitemi edhe më shumë për lojën e dytë. Po ashtu e kemi edhe publikun si lojtarin e tetë”, thekson Leonora Demaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat