Ekrem Beqa krenar me lojtarin që luajti me gisht të thyer 

Hendboll

Ekrem Beqa krenar me lojtarin që luajti me gisht të thyer 

Nga: K. Goca Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 15:40
Kristijan Anastasovski

Drejtori i klubit me renome të hendbollit Kastrioti i Ferizajt, Ekrem Beqa, është krenar me hendbollistin që luajti me gisht të thyer.

Beqa tha se ky është një model që shërben për të gjithë lojtarët se si luftohet për ngjyrat e klubit edhe me gisht të thyer.

Është fjala për Kristijan Anastasovski i cili ka luajtur me gisht të thyer deri në minutën e fundit dhe më i merituari që barazuan 26:26 me Rahovecin, në kuadër të Superligës së Kosovës. 

Image

Pamja e gishtit në fotografim të mjeku

“Si mbrohen ngjyrat e klubit?

Në ndeshjen me Rahovecin e zhvilluar në Ferizaj me 23 nëntor, lojtari i Kastriotit, Kristijan Anastasovski, thyen gishtin e dorës së djathtë diku kah fillimi i lojës, edhe pse i lënduar ai qëndroi gjatë gjithë kohës në lojë dhe për asnjë moment nuk kërkoi të zëvendësohet. 

Respektivisht me gisht të thyer duroi dhe kontriboi deri më minutën e fundit të lojës dhe ku mund të them se me angazhimin e tij, arritëm edhe barazimin e ndeshjes me Rahovecin.

Është një shembull tipik se si luftohet për ngjyrat e klubit dhe nuk dorëzohet për asnjë moment me plotkuptimin e fjalës me zemër sportisti.

Edhe kryesia e klubit nuk qëndroi pasiv për asnjë minutë, ku me të përfunduar loja, i ka filluar veprimet rreth kësaj çështje dhe në krye me doktorin e klubit dhe me angazhimi e tim, arriti që të organizoj operimin brenda 24 orëve.

Dr. Florent Dauti kreu me mjaft sukses operimin e gishtit të lojtarit Kristian, i cili tani dalëngadalë po e merr veten dhe shpresojmë që për 4 javë të jetë i gatshëm për lojë.

Forca Kiko, siç edhe ne e thërrasim, klubi dhe bashkëluftëtarët e tij të luftës sportive po të presin”,
thotë Beqa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat