Besa Famgas në Kroaci në kërkim të suksesit të madh

Hendboll

Besa Famgas në Kroaci në kërkim të suksesit të madh

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 12:58
Besa Famgas në Kroaci në kërkim të suksesit të madh

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, vazhdon këtë fundjavë garimin ndërkombëtar.

Besa e Pejës luan me skuadrën kroate, MRK Sesvete, në raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Ndeshja e parë luhet të dielën mbrëma në Zagreb (19:00), ndërsa e kthimit një javë më pas në Pejë.

Besa Famgas në raundin e dytë e kaloi Helsinkin e Finlandës, ndërsa synon ta kaloi edhe Sesveten, për suksesin e madh.
Skuadra kosovare ka pasur telashe me lëndime së fundi, por është mobilizuar për të dhënë më të mirën në Kroaci.

Rezultati i favorshëm në ndeshjen e parë do të jepte më shumë gjasa për ndeshjen e kthimit që Besa e luan para tifozëve të saj në Pejë.
Sesvete në raundin e dytë e ka kaluar PAOK-un grek, kurse në Evropë luan për herë të dytë. Besa është skuadra e vetme kosovare që ka mbetur në garë në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat