Skuadra shqiptare eliminohet nga garat evropiane! Rahmani ndëshkohet me karton të kuq 

Hendboll

Skuadra shqiptare eliminohet nga garat evropiane! Rahmani ndëshkohet me karton të kuq 

Nga: K. Goca Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 21:05
Çairi

Skuadra shqiptare, Çairi, ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e kthimit nga Maccabi Arazim dhe i japin fund garave evropiane.

Çairi mposhtet në Tel Aviv, me rezultat 37:31 nga Maccabi, në kuadër të rrethit të tretë të Kupës së Evropës në hendboll (femrat). 

Edhe ndeshje e parë në Shkup e humbën me rezultat 33:30.

Çairi mbeti edhe pa kapitenen Leonora Rahmani, e cila u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 10-të dhe vendasit e shfrytëzuan këtë.

Çairi avancoi me 0:2 me golat e Mikelidze dhe Gulitsoska, po ashtu 4:6, para se Rrahmani të përjashtohej direkt me karton të kuq. Më pas Maccabi Arazim bëri kthesë të plotë, kaloi në avantazh dhe e thelloi deri në fund. 

Golashënueset më të mira te Çairi janë Gulitsoska me 12 gola dhe Mikelidze me pesë gola, ndërsa te Maccabi Arazim Teplitzki me tetë gola dhe Havronina me shtatë gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat