Bashkim Haxhimusa i reagon Flamur Salihut: Do të na dënoj historia...

Hendboll

Bashkim Haxhimusa i reagon Flamur Salihut: Do të na dënoj historia...

Nga: K.G. Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 19:55
Bashkim Haxhimusa

Përgjegjësi për sport në komunën e Ferizajt, Bashkim Haxhimusa, i reagon Flamur Salihut, ndihmëstrajner i klubit të hendbollit Kastrioti të Ferizajt (meshkujt).

Salihu ankohet se mbrëmë rreth orës 19.30 Bashkim Haxhimusa ia fiku dritat gjatë stërvitjes por ky i fundit ka versionin e tij. 

“Nuk bën të shpifet nga të gjithë ju, se nuk është e vërtet se ju është thënë se nuk keni ju stërvitje, sepse termini i klubit të hendbollit meshkuj është i rregullt qe 10 vite.

Nuk është e vërtetë se ju janë fik dritat, por vetëm janë reduktu.

E vërtetë është se trajner nuk ka pas në stërvitje, por ka qenë zëvendëstrajneri Flamur Salihu i cili së bashku me ekipin kishte qenë duke luajtur futboll rekreativ në kohen e stërvitjes.

Vlen për ty i nderuar dhe të gjitha klubet që stërvisin në palestër, se nëse zhvillohen stërvitje të rregullta duhet të ndezën dritat 100%, ndërsa ekipet të cilat gjatë kohës së stërvitjeve të rregullta zhvillojnë stërvitje rekreative, ndriçim do të kenë vetëm 80%, kjo vlen për të gjithë.

Por unë mendoj që aty nuk është diçka në rregull se aty mbretëronte një padisiplinë e madhe si nga ndihmës trajneri Flamur Salihu po ashtu edhe nga disa individ të ekipi që ishte prezent, çka unë mendoj që kjo gjendje është shumë e dhimbshme për sportin e hendbollit në tërësi, por edhe për gjithë Ferizajn në përgjithësi.

Klubi i Volejbollit nuk ka luajtur futboll e as hendboll, por ka mbajt stërvitjen intensive të volejbollit, se binduni që edhe ata nëse do të kishin luajtur futboll apo hendboll, edhe ata do ta kishin të njëjtin fat.

Pa didiplinë askush nuk do të ketë kurrë rezultate.

Të kthehet hendbollin ferizajas aty ku e meriton, se do të na dënoj historia”, reagon Haxhimusa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat