Bordi i FHK-së mbajti mbledhjen e fundit të vitit: Këto janë vendimet

Hendboll

Bordi i FHK-së mbajti mbledhjen e fundit të vitit: Këto janë vendimet

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 21:21
Bordi i FHK-së mbajti mbledhjen e fundit të vitit

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës e ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e fundit për këtë vit. Mbledhjen e ka udhëhequr presidenti Eugen Saraçini.

Ai ka bërë një përmbledhje të aktiviteteve të shumta të vitit.

Bordi e ka vlerësuar shumë të suksesshëm vitin 2022, ndërsa është arritur pajtim që të ketë mobilizim të plotë për aktivitetet e shumta të vitit të ardhshëm.

Është vendosur që ceremonia Laureatët e Vitit 2022 të mbahet më 19 janar.

Po ashtu është vendosur që të shpallen dy trajnerë të vitit, për dallim nga një sa është zgjedhur deri më tani.

Bordi ka diskutuar edhe për çështje tjera me rëndësi për hendbollin kosovar.

Bordi dhe presidenti Saraçini urojnë gjithë komunitetin e hendbollit për festat e fundvitit, duke uruar suksese për të gjithë në vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat