Kosova e bëri emër këtë vajzë, sot jeton jetën franceze 

Hendboll

Kosova e bëri emër këtë vajzë, sot jeton jetën franceze 

Nga: K. Goca Më: 8 janar 2023 Në ora: 20:23
Suzana Ujkiq

Kur erdhi në fund të vitit 2017 në klubin e Istogut, hendbollisten Suzana Ujkiq, askush nuk e njihte madje as në Mal të Zi!

Vajza nga Sukuruqi i Tuzit të Malit të Zi, plot katër vite kishte pushuar dhe i kthehet hendbollit por në Kosovë.

Në ditët e para me Istogun në drejtimin e trajnerit Faruk Shala, ka pasur probleme të mëdha sepse në çdo aspekt ishte e papërgatitur dhe as topin nuk e perceptonte si duhet!

Image

Shala në dilemë, ta mbajë apo ta largojë? Mendonte thellë, nuk ngutej që të merrte vendimin por pati durim ani pse Ujkiqi as pas dy muajve nuk futej në sistemin e lojës.

Me kalimin e muajve, Ujkiq futet në formë dhe bëhet ndër faktorët e ekipit, me pesë golat e saj në vitin 2018, fituan finalen me rezultat 21:20 ndaj Kastriotit të Ferizajt dhe Istogu fitoi Kupën e Kosovës, trofeun e parë në histori të këtij kolektivi, që nga themelimi në vitin 2004.

Me kalimin e kohës, Ujkiqi arrin formën më të mirë, fiton nënshtetësinë e Kosovës dhe ftohet në kombëtare të Kosovës nga selektori Agron Shabani.

Është ndër lojtaret më të mira pra në mbrojtje në radhët e Kombëtares.

Pas më shumë se 4 viteve largohet nga kampionet e Kosovës, Istogu dhe firmosi për Yutz në Francë, anëtare e Ligës së Tretë.

Ajo sot luan me sukses dhe jeton jetën franceze.

Nga një emër i panjohur në Mal të Zi dhe Kosovë, aq më interesant në moshën 23 - vjeçare iu kthye lojës së hendbollit, përparojë aq shumë dhe sot në moshën 28 vjeçe është emër i hendbollit duke iu falënderuar Istogut dhe Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat