Me fitore bindëse Suedia dhe Franca! Kush më kë takohet në gjysmëfinale?

Hendboll

Me fitore bindëse Suedia dhe Franca! Kush më kë takohet në gjysmëfinale?

Nga: K. G. Më: 25 janar 2023 Në ora: 22:49
Pamje nga ndeshja Suedia - Egjipti

Kombëtaret e hendbollit të Suedisë dhe Francës do të luajnë gjysmëfinalen e dytë të Kampionatit Botëror, pasi kanë mundur sonte në ndeshjet çerekfinale skuadrat e Egjiptit dhe Gjermanisë.

Suedia e mundi me rezultat 26:22 Egjiptin.

Franca e mposhti me rezultat 35:28 Gjermaninë.

Në ndeshjen e dytë, Franca humbi pjesën më të madhe të pjesës së parë, dhe arriti të rikthehet dhe të barazojë vetëm në fund të saj (16:16).

Mirëpo, në pjesën e dytë, francezët treguan lojë më të mirë dhe triumfuan me rezultat 35:28.

Kjo është hera e parë që nga viti 1964 që gjysmëfinaliste të Kupës së Botës janë të njëjtat, katër skuadra, pra Danimarka, Spanja, Suedia dhe Franca.

Gjithashtu, kjo është hera e parë në histori që në dy Botërorë radhazi, çiftet gjysmëfinale do të jenë të njëjta.

Fakti që është kompeticioni i tretë radhazi ku çiftet gjysmëfinale janë të njëjta është gjithashtu magjepsës, pasi të njëjtat dyshe u takuan vitin e kaluar në Kampionatin Evropian. 

Në gjysmëfinale takohen:

Franca – Suedia
Spanja - Danimarka

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat