Franca rrëzon Suedinë, në finale ndeshet me Danimarkën 

Hendboll

Franca rrëzon Suedinë, në finale ndeshet me Danimarkën 

Nga: K.G. Më: 27 janar 2023 Në ora: 22:48
Kentin Mahe feston

Pasi Danimarka mposhti (26:23) Spanjën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të hendbollit, Franca sonte fitoi edhe më bindshëm (31:26) ndaj mikpritësit të kampionatit, Suedisë.

Epërsia në fushë e francezëve ishte evidente qysh në fillim të ndeshjes, të cilët arritën të parët me dy gola epërsi dhe me kalimin e kohës kontrollonin gjithnjë e më lehtë lojën dhe ruanin epërsinë.

Në pjesën e parë kaluan në epërsi me rezultat 16:12 dhe në pjesën e dytë vetëm në dy raste lejuan Suedinë të arrijë ngushtimin e rezultatit në dy gola, por suedezët nuk mundën të riktheheshin tërësisht në rezultat.

Fabregas shënoi gjashtë gola, Mem dhe Mahe shënuan nga pesë gola për ekipin fitues, ndërsa Johansson realizoi pesë gola për Suedinë.

Të dielën luhet finalja (20.30) dhe për vend të tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat