Finalja e madhe: Danimarka – Franca

Hendboll

Finalja e madhe: Danimarka – Franca

Më: 28 janar 2023 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Danimarka e Franca do të luajnë të dielën mbrëma në finalen e madhe të Kampionatit Botëror të hendbollit. 

Finalja do të zhvillohet në “Tele2 Arena”, në Stokholm të Suedisë.

Gjysmëfinalet e Botërorit u zhvilluan të premten. Fillimisht në Gdansk të Polonisë, Danimarka e mposhti Spanjën me rezultat 26:23. 

Më pas në Stokholm, Franca shkëlqeu për fitoren 31:26 ndaj Suedisë. 

Danimarka e kërkon titullin e tretë të botës, kurse Franca e kërkon titullin e shtatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat