Seminar shumë i suksesshëm me gjyqtarë e vëzhgues

Hendboll

Seminar shumë i suksesshëm me gjyqtarë e vëzhgues

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 21:59
Seminar

Ka përfunduar të dielën seminari për gjyqtarët dhe vëzhgues-kontrolluesit e hendbollit tonë.

Seminari nisi të premten, ndërsa është vlerësuar shumë i suksesshëm.

Janë shtjelluar tema të rëndësishme për punën e gjyqtarëve të hendbollit si dhe të vëzhguesve dhe kontrolluesve.

Ligjërues ishte eksperti i Federatës Evropiane të Hendbollit, slloveni Tomo Vodopivec, që ka prezantuar informata shumë të rëndësishme për zyrtarët e ndeshjeve.

Me diskutimet dhe pyetjet konstruktive, mbarëvajtjes së seminarit i kanë shërbyer edhe gjyqtarët dhe vëzhguesit tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat