Bullgaria U19 - Gjorgje Petrov, ndeshen në finalen "Shqiponja 2000"

Hendboll

Bullgaria U19 - Gjorgje Petrov, ndeshen në finalen "Shqiponja 2000"

Më: 7 mars 2023 Në ora: 23:30
Pamje nga turneu në Gjakovë

Në nderim të 8 Marsit, ditës së gruas, të martën në Gjakovë ka nisur turneu tradicional i hendbollisteve, “Shqiponja 2000”.

Janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale, ndërsa finalja dhe ndeshja për vendin e tretë janë të mërkurën.

Kombëtarja U19 e Kosovës është përballur në gjysmëfinale me Bullgarinë U19, ndërsa ka pësuar humbje me rezultat 29:17.

Pak gjëra kanë funksionuar në lojën e Kombëtares sonë, që është grumbulluar në Gjakovë në kuadër të përgatitjeve për Evropianin që mbahet në verë në Prishtinë.

Por mësime pritet të nxjerrën nga kjo paraqitje e zbehtë.

Në gjysmëfinalen tjetër u përballën Shqiponja dhe skuadra nga Maqedonia e Veriut, Gjorgje Petrov. Skuadra mysafire fitoi me rezultat 47:18.

Pra në finale takohet Bullgaria U19 dhe Gjorgje Petrovi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat