FHK-ja justifikon dështimin e Kosovës në përballje me Bosnjën 

Hendboll

FHK-ja justifikon dështimin e Kosovës në përballje me Bosnjën 

Nga: K.G. Më: 9 mars 2023 Në ora: 11:49
Kosova

Bosnja e Hercegovinës mbrëmë ka shënuar fitore në Prishtinë, me rezultat 25:22 ndaj Kosovës, në kuadër të Grupit 7 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.

Hendbollistët tanë nuk treguan lojë të mirë, duke dëshpëruar aq më keq që nga minuta e 42-të kur patën një seri katastrofë negative,  0:7.

Pra, nga epërsia 17:16, rezultati u shndërrua në 17:23. 

Federata e Hendbollit e Kosovës, në një formë e justifikon humbjen nga Bosnja.   

“Ndaj Bosnjë - Hercegovinës nuk morëm rezultatin e synuar, por puna dhe angazhimi për rritjen e mëtejme nuk ndalet.

Rruga nuk është e lehtë, kurse përkushtimi ynë është maksimal.

Kombëtarja A sot i kthehet punës për ndeshjen e ardhshme. Menjëherë të dielën mbrëma luajmë në Tuzlla ndaj Bosnjë-Hercegovinës.

Mësojmë edhe nga dështimet sportive dhe mbushemi ne vullnet e dëshirë për punë edhe më të madhe", shkruan në faqen e FHK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat