Dervish Berishës i humb durimi, ka një pyetje për federatën 

Hendboll

Dervish Berishës i humb durimi, ka një pyetje për federatën 

Nga: K. G. Më: 9 mars 2023 Në ora: 19:26
Dervish Berisha

Ish hendbollisti i mirënjohur, Dervish Berisha, i humb durimi, për faktin se nuk mund ta durojë humbjen e Kosovës me rezultat 25:22 nga Bosnja e Hercegovina, në ndeshjen që u zhvillua në Prishtinë.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të xhiros së tretë të Grupit 7 të Kampionatit Evropian 2024.

Berisha ka një pyetje për Federatën e Hendbollit të Kosovës. 

“Një Këshillë, sipas mendimit tim, humbje qe nuk e ka meritu por nuk mund t’i thuhet të keqes e mirë.

Federata e Hendbollit thotë nga dështimi mësojmë por e pyes federatën që sa herë dështuam e nuk mësuam por duhet vërtet këshilluar të gjithë, se loja fitohet me angazhim, moral të lart sportiv e me udhëheqje të mirë gjatë ndeshjes, që na mungon që sa vite sepse minimum 4-5 herë gjatë ndeshjes të ndërrohet taktika - teknika por edhe vendet e lojtarëve. Në hendboll, kuptohet ka faza që nuk shkon mirë, mirëpo aty duhet bë ndryshime. Janë momente kur kundërshtari luan ngadalë ne duhet shtuar shpejtësinë:

1. Lëvizje e shpejt, topi shpejt.

2. Lëvizjet e shpejta, topi ma ngadalë.

3. Lëvizjet e ngadalshme, topi - pasimi i shpejt.

4. Lëvizjet ngadalë, topi ngadalë. 

Ju lutem mos e merrni si kritikë por si këshillë e një ish hendbollisti. Andaj besojmë në fitore në Bosnje”, ka komentuar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat