Si e pa ndeshjen në Prishtinë mediumi malazez?

Hendboll

Si e pa ndeshjen në Prishtinë mediumi malazez?

Nga: K. G. Më: 27 prill 2023 Në ora: 23:25
Pamje nga ndeshja

Kosova nuk ia doli ndaj Malit të Zi, duke e regjistruar humbjen e pestë rresht në grupin e 7-të të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.

Dardanët pësuan humbje me rezultat 26:24 (11:6) nga Mali i Zi, në takimin që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. 

Mediumi malazez “Vijesti” shkruan se Mali i Zi e ka siguruar kualifikimin për herë të shtatë në Kampionatin Evropian.

“Në pjesën e dytë, Mali i Zi arriti dy herë plus gjashtë gola, humbi mundësinë për të shkuar në shtatë.

Më pas vendasit kërcënuan me dy golat e Drenit Tahirukajt dhe një të Valon Dedajt, arritën në 13:16 dhe patën mundësi tjetër, por Matej Taci goditi traversën nga kundërsulmi.

Taci kërcënoi për herë të fundit duke e ngushtuar rezultatin në 22:19”, shkruan mes të tjera “VIjesti”.
.
Kosova - Mali i Zi 24:26 (6:11)

Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. 
Shikues: 1260. 
Gjyqtarë: K. Hanes dhe D. Hanes (Gjermani). 
Shtatëshet: Kosova 3 (2), Mali i Zi 4 (2). 
Përjashtimet: Kosova 4, Mali i Zi 6 minuta.
Kosovë: Berisha (14 pritje dhe dy shtatëshe), Mehmeti, Jupa 5, Cacaj, Dedaj 2 (1), Tahirukaj 6, Mushkolaj 2, Çuni 2, Shabani, Ramosaj 1, Gegaj, Ramadani, Mulaj, Gjuka 5, Taci 1, Zogaj.

Mali i Zi: Matoviq, N. Simiq (17 pritje dhe shtatë shtatëshe), F. Vujoviq, Bakiq 3, Dragasheviq, Çavor 2, Lazoviq 2, Çepiç, Çorsoviq, B. Vujoviq 7, M. Vujoviq 7, M. B. Simiq 1, Bozhoviq, Vujaçiq 1, L. Radoviq 3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat