​Hendbollisti i Kosovës i jep fund karrierës së tij

Hendboll

​Hendbollisti i Kosovës i jep fund karrierës së tij

Më: 8 maj 2023 Në ora: 10:39
Arkiv

Hendbollisti Kushtrim Kastrati i ka dhënë fund karrierës si lojtar të dielën mbrëma.

Ai është përshëndetur me ndeshjen finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll mes Besa Famgasit dhe Trepçës. 36-vjeçari ka përfunduar karrierën me trofeun e Kupës të fituar me skuadrën e Trepçës.

Hendbollisti nga Drenasi ka kontribuuar shumë gjatë në hendbollin kosovar si lojtar i dalluar.

Pos për Drenicën ka luajtur edhe për Besa Famgasin, Prishtinën dhe për Trepçën. Ka fituar trofe, ndërsa është shquar edhe me sjellje të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat