Sonte, finalja e parë

Hendboll

Sonte, finalja e parë

Më: 19 maj 2023 Në ora: 11:40
Pamje nga një ndeshje

Sonte prej orës 20:00 në palestrën e qytetit në Istog zhvillohet ndeshja e parë finale e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Takohen Istogu dhe Vushtrria.

Trajnerët e të dy skuadrave janë shprehur optimist para finales së plejofit, duke shprehur po ashtu respekt për ekipet rivale.
Istogu në gjysmëfinale pas dy ndeshjeve e eliminoi Kastriotin, ndërsa Vushtrria pas tri ndeshjeve ishte më e mirë se Ferizaj. Madje fitoren vendimtare e arriti në Ferizaj, pas vazhdimeve.

Kohë më parë Istogu e fitoi Kupën e Kosovës dhe tani synon edhe titullin e kampionit. Ndërkohë Vushtrria synon titullin e kampionit me gjeneratën kryesisht të re të lojtareve që vlerësohet e ardhmja e kësaj skuadre.

Pritet lojë interesante dhe atmosferë e bukur sportive.

Shikuesit pritet të jenë të shumtë, që do t’i japin emocion shtesë finales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat