Gjinovci e Kolgeci priten në takim nga drejtoresha e Pallatit të Rinisë

Hendboll

Gjinovci e Kolgeci priten në takim nga drejtoresha e Pallatit të Rinisë

Më: 23 maj 2023 Në ora: 19:08
Gjinovci, Gashi e Kolgeci

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, dhe anëtari i bordit të FHK-së, Edi Kolgeci, të martën janë pritur në takim pune nga drejtoresha e Pallatit të Rinisë dhe Sportit, Mrika Gashi.

Takimi ishte shumë konstruktiv, ndërsa drejtoresha Gashi u njoftua për aktivitetet e shumta të FHK-së, me theks të veçantë për ato që mbahen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

U diskutua për renovimet që duhet të bëhen në Pallat, në prag të Kampionatit Evropian U19 për hendbolliste.

Evropiani mbahet prej 8 deri më 16 korrik dhe është momenti i fundit që të bëhen punime në Pallatin e Rinisë, që aktualisht nuk plotëson kriteret për organizimin e një ngjarjeje të rëndësishme kontinentale.

Drejtoresha Gashi u njoftua nga drejtuesit e FHK-së për punimet që duhet të kryhen në Pallatin e Rinisë. Renovime kërkohen në parket, tribuna, zhveshtore e pjesë të tjera. Ato pritet të bëhen nga MKRS-ja dhe Komuna e Prishtinës.

Gjinovci e Kolgeci kanë falënderuar drejtoreshën Gashi për bashkëpunimin korrekt dhe gatishmërinë për të përkrahur kërkesat e federatës sonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat