Deniz Terziqi para finales Trepça - Besa Famgas: Do të jetë një atmosferë e zjarrtë

Hendboll

Deniz Terziqi para finales Trepça - Besa Famgas: Do të jetë një atmosferë e zjarrtë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 24 maj 2023 Në ora: 14:43
Deniz Terziqi

Mitrovica në festë të hendbollit! 

I madh dhe i vogël po flasim për finalen e dytë të play - off-it të Superligës së Kosovës (meshkujt).

Përballja mes Trepçës dhe Besa Famgas, dy skuadrat më të organizuara e më të mira në vend, premtojnë lojë të madhe.

Image

Terziqi me trofeun e Kupës së Kosovës

Nesër (në orë 20.15) palestra “Minatori” në Mitrovicë, pritet të jetë e stërmbushur me shikues, fituesi i Kupës së Kosovës

Trepça ndeshet me kampionin në fuqi, Besën Famgas nga Peja. 

Hendbollisti i spikatur i Trepçës, Deniz Terziqi, është në formën më të mirë, i cili zotohet se do të jap edhe atomin e fundit, për fitore dhe vetëm për fitore, që do të jetë dhurata më e bukur për tifozët e mrekullueshëm “Torcida”. 

 “Ne jemi të përgatitur për lojën e dytë dhe do të tregojmë angazhim maksimal dhe do te mundohemi që mos të përfundohet finalja me lojë të dytë por të luhet edhe ndeshja e 3-të, qe duhej të përcaktoj fituesin e kampionit të Kosovës. 

Po nëse do të përfundoj në Mitrovicë e të behej kampion Besa Famgas atëherë ne si klub kemi arritur 1 nga 2 kupat e mundshme të sjellim në Mitrovicë, por Besa besoj që nuk i ka arritur pritshmeritë e saja në këtë sezon që t’i marrë të dy kupat”, thotë Terziqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Terziqi, prej hendbollistëve më të mirë në Kosovë, premton angazhim maksimal në finalen e madhe, që pritet me emocione nga tifozët.

Ai flet se ku e sheh edhe forcën e ekipit të tij në përballje me Besën.

“Forca e Trepçës ndaj Besës? Duhet të themi se jemi të barabartë në ketë veti, por besoj që ekipi i cili do të dal fitues do të jetë ekipi i cili bën me pak gabime sepse loja do të jetë e fortë edhe e barabartë”, ka nënvizuar hendbollisti i Trepçës. 

Po bëhen të gjitha përgatitjet e fundit në qytetin e sportit, në qytetin që po jeton me suksesin e KH Trepçës, fitues i Kupës së Kosovës.

Pritet një numër i madh i tifozëve në palestrën e sportit “Minatori”.   

“Në ‘Minatori’ do të kemi përkrahjen e tifozëve tanë dhe do të jetë një atmosferë e zjarrtë që vetëm Torcida din ta bej dhe të jetë lojtari ynë shtesë në fushë”, ka përfunduar Terziqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat