Faruk Shala i bën me dije sllovakeve: Istogu nuk thyhet lehtë 

Hendboll

Faruk Shala i bën me dije sllovakeve: Istogu nuk thyhet lehtë 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 3 tetor 2023 Në ora: 15:47
Faruk Shala duke i dhënë instruksione lojtareve

MSK Iuventa Michalovce nga Sllovakia, është kundërshtar i Istogut, kampiones së Kosovës, në ndeshjen e rrethit të tretë të Kupës Evropiane në hendboll (femrat).

Kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, beson e shpreson se do të përgatitet mirë për këtë sfidë, me pretendime që të shkojnë edhe më lartë.  

“Istogaset fyt për fyt më gjysmëfinalistet e vitit të kaluar.

Istogu në raundin e 3-të të Kupës Evropiane kuan kundër skuadrës sllovake MSK Iuventa Michalovce e cila një vit më parë luajti në gjysmëfinale të Kupës së Evropës, madje fitoj ndeshjen e parë nga skuadra turke”, thuhet në njoftimin e KHF Istogu.
Faruk Shala e ka më së të qartë se do të kenë punë me një rivale që  ka një ekip shumë të fortë, dëshmia më e mirë është se sllovaket ishin në gjysmëfinale të EHF Cup.

“Sllovaket janë skuadër e njohur dhe shumë më përvojë, të dëshmuara si në vendin e tyre po ashtu edhe në garat evropiane, përbërja e tyre është më shumë lojtare nga vende të ndryshme të botës. 

Vitin e kaluar ishin gjysmëfinalist të EHF Europa Cup, madje edhe fituan ndeshjen e parë më 6 gola diferencë, kurse këtë vit në ndeshjen e raundit të 2-të e kanë mposhtur Borcin e Banjallukës me rezultat bindës, ndeshjen e parë me 27 gola diferencë ndërsa te dytën me 22 dhe pa dyshim janë favoritë. Presim ndeshje të vështirë”, thotë Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ndeshja e parë zhvillohet në Michalovce më 11/12 nëntor, ndërsa ajo e kthimit me 18/19 nëntor në Kosovë.

Më shumë se një muaj ka kohë nga kjo sfidë dhe mundësi ideale që Istogu të përgatitet sa më mirë dhe të zbulojë edhe pikat e dobëta të kundërshtares. 

“Në rundin e parë nuk luajtëm në mundësitë tona sidomos ndeshjen e parë, por ashtu si kam thënë më parë për gazetën kombëtare ‘Bota sot’, Istogu ka mentalitet fitues nuk thyhet lehtë ashtu edhe ndodhi arritëm që të kualifikohemi.

Ne kemi kohë tani të mjaftueshme të përgatitemi për sfidën me sllovake”, theksoi më tej trajneri më i mirë në Kosovë.

Shala e pranon se nuk patëm fat në short, por sipas tij nuk do të thotë se sllovaket nuk do të mposhten.

“Duhet pranuar që nuk patëm fat në short, por ne do t’i rivalizojmë sllovaket. Do të bëjmë përpjekje që të paktën njërën ndeshje ta zhvillojmë në Kosovë dhe në këtë ndeshje t’i kemi edhe përforcimet që nuk arritëm të paraqiten në ndeshjet e rundit të parë”, ka përfunduar Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat