Kosova U19 fiton ndaj Maltës

Hendboll

Kosova U19 fiton ndaj Maltës

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 21:43
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka fituar edhe ndeshjen e tretë në kuadër të IHF Trophy për zonën evropiane.

Të premten në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, vajzat tona fituan ndaj Maltës me rezultatin e lartë, 56:16.

Kështu kombëtarja jonë ka bilanc maksimal pas fazës së parë të garës.

Tani e kërkon titullin e kampionit.

Ndaj Maltës shkëputja nisi herët, ndërsa pjesa e parë përfundoi 28:6.

12 lojtare realizuan gola ndaj Maltës. Ermira Berisha ishte më efikasja me nëntë gola. Arlinda Maloku e Orgesa Gola i kishin nga shtatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat