Remili MVP, Costa dhe Gidsel golashënuesit më të mirë të Kampionatit Evropian!

Hendboll

Remili MVP, Costa dhe Gidsel golashënuesit më të mirë të Kampionatit Evropian!

Nga: K.G. Më: 28 janar 2024 Në ora: 21:39
Remili

Franca ka shënuar fitore pas vazhdimeve, me rezultat 33:31 (, 27:27, 14:14) ndaj Danimarkës.

Franca është kampion i Evropës në hendboll.

Nedim Remilly, përfaqësuesi i Francës, u zgjodh lojtari më i mirë - MVP.

Ai dha një kontribut të madh në fitoren e Francës ndaj Danimarkës në ndeshjen finale, por gjatë gjithë kampionatit ishte vazhdimisht në mesin e golashënuesve në përbërjen e “trekolorëve”.

Golashënuesit më të mirë?

Bëhet fjalë për përfaqësuesin e Portugalisë, Martim Costa dhe Matias Gidsel nga Danimarka që u rendit në vend të dytë.

Costa dhe Gidsel në listën e golashënuesve të Kampionatit Evropian përfunduan të barabartë në pozitën e parë, secili shënuan nga 54 gola.

Të dyja përfaqësuesit e kombëtares, përveç që shënuan më së shumti gola, u përzgjodhën edhe në ekipin ideal.

Martin Costa u vlerësua si beku i majtë më i mirë në Kampionatin Evropian, ndërsa Gidsel u vlerësua si beku më i mirë i djathtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat