Jahja - Xhema drejtojnë ndeshjen Bullgari – Turqi

Hendboll

Jahja - Xhema drejtojnë ndeshjen Bullgari – Turqi

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 23:31
Jahja - Xhema

Gjyqtarët e hendbollit kanë vazhduar me paraqitje në skenën evropiane.

Të mërkurën në Shumen të Bullgarisë, u takuan Kombëtaret e Bullgarisë dhe Turqisë.

Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikimet për Euro 2024 për hendbolliste.

Këtë ndeshje me sukses të plotë e drejtuan gjyqtarët prishtinas, Besfort Jahja e Sherif Xhema.

Fitore me rezultatin 30:24 shënoi Turqia.

Pjesë e kualifikimeve është edhe Kombëtarja jonë, por që nuk ka ndeshje këtë javë pasi është në grup me tri kombëtare. Në grupin 8, Danimarka fitoi 26:22 ndaj Polonisë në Lubin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat