Faruk Shala kërkon përkrahjen e madhe të tifozëve në përballjen me greket 

Hendboll

Faruk Shala kërkon përkrahjen e madhe të tifozëve në përballjen me greket 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 11 tetor 2024 Në ora: 14:25
Faruk Shala

Istogu është në presionin e ekipit nga Greqia, AESH Pylaia nga Selaniku, në kuadër të rrethit të dytë të Kupës Evropiane në hendboll.

Fatkeqësisht, vashat e Istogut do të luajnë jashtë qytetit të tyre pasi që palestra është duke u rinovuar tash e një kohë.

Konaku i ri i Istogut është palestra e sportit “Karagaçi” në Pejë.

Ndeshja e parë luhet nesër në orën 19.00 dhe tjetra të dielën po në orën 19.00.

Kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, ka vetëbesimin e madh se vashat e tij do të ia dalin ndaj ekipit nga Greqia që është mjaft e papërshtatshme.

Shala pretendon se Istogu ka rritur formën duke pasur parasysh edhe fitoren e fundit me rezultat 40:22 ndaj Kastriotit të Ferizajt.

Ndeshja pritet me kureshtje nga dashamirët e hendbollit mes Istogut dhe AESH Pylaia nga Selaniku.

“Istogu është në fazën e përgatitjeve të fundit për ndeshjet e Raundit të 2 të Kupës se Evropës kundër skuadrës nga Selaniku.

Për këtë periudhë sa jemi bashkë, jemi përpjekur të ndërtojmë lojën tonë aq sa ka qenë e mundur sepse siç e dini edhe ju, skuadra e Istogu ketë vit merr pjesë si në garat vendore edhe ato evropiane me përbërje krejtësisht te re, e pikërisht ky është fakti qe na paralizon sepse kohë të shkurtër jemi bashkë, por nuk do te thotë qe skuadra nuk posedon kualitetet. Kemi lojtare të reja por të talentuar dhe natyrisht shpresojmë t’i shfrytëzojmë shanset tona”, thotë Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Shala thotë se kanë njohuri për skuadrën greke dhe beson e shpreson se do të kualifikohen.

“Skuadrën kundërshtare e njohim mirë, kanë arritur vitin e kaluar te eliminojnë Rudarin nga Podgorica ne Rundin e 2 një skuadër shumë të mirë, filiale e Buduçnostit që garon në Ligën e Kampioneve, Grekët luajnë një kohë të gjate bashkë dhe presim ndeshje te vështirë”, - ka nënvizuar Shala.

Kryetrajneri i Istogut, kërkon përkrahjen e madhe të tifozëve, që të kenë rrugëtimin më të lehtë ndaj rivales.

“Shpresojmë të kemi përkrahjen e hendbolldashësve nga gjithë Kosova, pasi dihet që ndeshjet i zhvillojmë në Pejë, dihet edhe situata jon si funksionojmë nder vite, por qe përkrahja e publikut është shumë e nevojshme për neve, shpresoj ta kemi. 

Ndërsa skuadra jonë të arrijë të jep më të mirën në terren, që unë e kam besimin te hendbollistet të cilat kanë stërvitur mirë, janë të etura për sukses, dhe besoj në aftësitë e tyre”, - ka përfunduar Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat