Suzana Ujkiq shënon 17 gola, e vetme e deklason Prishtinën

Hendboll

Suzana Ujkiq shënon 17 gola, e vetme e deklason Prishtinën

Nga: K. Goca Më: 22 mars 2025 Në ora: 20:13
Suzana Ujkiq

Istogu nuk ka treguar asnjë pikë mëshire ndaj Prishtinës duke e deklasuar me rezultat 55:22 në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Reprezentuesja e Kosova, Suzana Ujkiq, pothuajse e vetme e ka shkatërruar Prishtinën.

Ujkiq shënoi 17 gola për fitoren e thellë të kampiones dhe lideres së kampionatit.

Ujkiq është ndihmuar nga Lana Paviçeviq me 12 gola, Dijana Ujkiq 9 sosh etj.

Prishtina është ngujuar (i nënti) në fundin e tabelës me 1 pikë dhe Istogu kryeson me 26 pikë pas javë së 15-të.  

“Istogu ka shënuar një fitore të thellë kundër Prishtinës me rezultat 22:55, duke regjistruar fitoren e dytë brenda tri ditëve. 

Pas triumfit në mesjavë ndaj Shqiponjës në Banjë, ekipi istogas tregoi një tjetër paraqitje dominuese në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. 

Kjo ndeshje i takonte javës së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll.

Istogaset tashmë e kanë mendjen te çerekfinalja e Kupës së Kosovës, ku të enjten do të përballen sërish me Shqiponjën”, ka shkruar në faqen e saj KHF Istogu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat