Ferizaj ka marrë dy pikë të pritura në duel me Kastriotin, duke shënuar fitore me rezultat 28:26.
Ferizaj edhe një herë i ka treguar Kastriotit se kush është shefi i qytetit të hendbollit.
Ferizajaset treguan lojë më të mirë e me meritë fituan derbin e qytetit.
Kastrioti vazhdon me lojëra e rezultate zhgënjeye, duke pësuar humbjen e dytë rresht.
Ferizaj është në vend të dytë me me 22 pikë e Kastrioti në të pestin me 14 sosh.
Kjo është humbja e 7 nga 14 ndeshjet e Kastriotit, përveç kësaj ka edhe goldallimin negativ 440:450.
Në radhët e Ferizajt u dallua Luljeta Sopjani me 8 gola, ndërsa të Kastriotit duhet veçuar talenten Eliona Maksutin me 6 gola.