Turp i madh në Beograd, largohen lojtarët e nuk luhet ndeshja evropiane

Hendboll

Turp i madh në Beograd, largohen lojtarët e nuk luhet ndeshja evropiane

Nga: K. Goca Më: 30 mars 2025 Në ora: 21:19
Shihen lojtarët e AEK-ut - të frikësuar në Beograd

Skuadra greke AEK ka lëshuar fushën në Beograd, shkak provokimet e turpshme nga serbët.

Ndeshja e kthimit mes Partizanit dhe AEK-ut nuk u luajt sonte ashtu siç ishte planifikuar.

Hendbollistët grekë u larguan nga fusha gjatë nxehjes së tyre pasi tifozët famëkeq, provokuesit “Grobari” hodhën tre topa shpërthyes në fushë.

Image

Grekët refuzuan të luajnë në sallën e Banjicës në Beograd.

Grekët njoftuan Federatën Evropiane të Hendbollit (EHF) për turpin e Beogradit.

Kjo ishte ndeshja e kthimit e çerekfinales së Eurokupës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat