Klubi me renome i hendbollit Prishtina (meshkujt) po hap një kapitull të ri me themelimin e akademisë.
Një akademi në kohën e duhur dhe e domosdoshme.
Vetëm kështu mund të përparojë hendbolli i kryeqytetit dhe në tërësi në Kosovë.
Mbetet të shihet se si do të shkojë ecuria e akademisë e urojmë që mos të ketë fatin si ajo e Ferizajt që për pak vite ishte shuar në mungesë të financave.
“Akademia e Hendbollit hap dyert për djemtë e rinj të kryeqytetit.
Nga ky muaj, KH Prishtina nis një kapitull të ri me Akademinë e Hendbollit, e dedikuar për djem të moshës 9 deri në 14 vjeç, duke investuar në gjeneratat e reja që do ta bartin me krenari emrin e klubit në të ardhmen.
Stërvitjet do të zhvillohen nën drejtimin e trajnerëve të licencuar dhe me përvojë. Perveq ushtrimeve fizike, stërvitjet tona do të jenë një rrugëtim i zhvillimit personal, disiplinës dhe frymës ekipore.
KH Prishtina ka një histori dhe traditë në sportin e hendbollit, dhe kjo akademi është një hap i natyrshëm për të ndërtuar të ardhmen mbi bazën e fortë që kemi tashmë”, shkruan në faqen e KH Prishtina.