Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar përgatitjet për ndeshjet me Suedinë.
Të martën në Eslov u zhvilluan stërvitjet e radhës.
"Shtabi teknik është i kënaqur me atë që po shfaqin vajzat tona.
Atmosfera është shumë e mirë, ndërsa përkushtimi maksimal, në prag të ndeshjeve shumë sfiduese me suedezet.
Të mërkurën paradite është udhëtimi për në Karlskrona, ku të enjten nga ora 19:00 është takimi Suedi - Kosovë.
Në "Brinova Arena" pritet të ketë shqiptarë të shumtë. Kombëtarja jonë tashmë ka ndier përkrahjen e madhe të diasporës sonë në Suedi. Falë bashkëatdhetarëve tanë, Kombëtarja i ka të gjitha kushtet e duhura për këtë minifazë përgatitore në Suedi", njofton FHK.