Hendbollisti Fitim Klinaku është operuar me sukses dhe synon që sa më shpejt t’i kthehet parketit.
Drejtuesit e klubit të hendbollit Vushtrria e kanë vizituar në spital duke i dëshiruar shërim sa më të shpejt,
“Fitim Klinaku, lojtari ynë i palodhshëm i KH Vushtrria, ka pësuar një lëndim në ligamentin e këmbës gjatë një ndeshjeje dhe sot është operuar me sukses. Për një kohë,
Fitimi do të mungojë në fushë, por besojmë fuqishëm se do ta kalojë këtë sfidë me forcën dhe vendosmërinë që e ka karakterizuar gjithmonë.
Fitimi nuk ka qenë vetëm një lojtar kyç i klubit, ai ka qenë shtylla jonë, një lider në fushë dhe jashtë saj, dhe së fundmi edhe ndihmës trajner i ekipit. Kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm dhe i pazëvendësueshëm.
Ne si klub i dëshirojmë shëndet të plotë dhe shërim sa më të shpejtë, që t’i rikthehet sa më parë klubit, bashkëlojtarëve dhe jetës së përditshme.
Forca Fitim, mezi presim të të shohim sërish në parket!”, shkruan në faqen e klubit.