Bordi i FHK-së i pakompletuar merr vendime të rëndësishme!

Hendboll

Bordi i FHK-së i pakompletuar merr vendime të rëndësishme!

Më: 22 prill 2025 Në ora: 22:45
Bordi

Nën drejtimin e presidentit Edin Kolgeci, të martën Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës mbajti mbledhjen e radhës.

Bordi nuk ishte i kompletuar pasi që aty mungonte edhe një anëtare e bordit dhe pa arsye.

U diskutua për tema të shumta që janë të rëndësishme për hendbollin e Kosovës.

Bordi vendosi që kampi veror të mbahet prej 14 deri më 19 korrik në Banjë të Pejës. Ky aktivitet është tradicional dhe shumë i rëndësishëm për federatën tonë.

Anëtarët e Bordit kanë shqyrtuar dhe kanë diskutuar për raportet lidhur me aktivitetet e fundit të ekipeve tona kombëtare. U vlerësua shumë i rëndësishëm organizimi i shkollimit për trajnerë sipas RINCK Konventës.

Bordi është njoftuar për vendimin e EHF-së që nga edicioni i ardhshëm garues të gjithë trajnerët e skuadrave që paraqiten në kupa evropiane të jenë me shkollimin “Master Coach”.

Ndërkohë është konfirmuar që prej edicionit të ardhshëm të gjitha klubet e vendit duhet të kenë trajnerë të shkolluar sipas RINCK Konventës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat